Schwarzenegger në mbështetje të vëllezërve Klitschko: Ishit heronj në ring, jeni heronj edhe tani!

TË FUNDIT

Ish bokiserët ukrainas, vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga e gjithë bota. Kryesisht lavdërohen nga publiku për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën. Në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur Arnold Schwarzenegger.

“Jam duke menduar për ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe jeni heronjtë e mi edhe tani”, ka shkruar aktori në “Twitter”.