SBASHK:0.5 % i përvojës së punës në pagat e prillit

TË FUNDIT

0.5 % i përvojës së punës së mësimdhënësve do të përfshihet në pagat e muajit prill, kështu ka bërë të ditur Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK).
Ky vendim vijë pas takimit të sotëm të Sindikatës me ministrin e arsimit, Arsim Bajramin, me ministrin e Financave Avdullah Hoti, dhe atë të Administratës Publike, Mahir Jagxhillar.
Siç njofton SBASHK-u kjo nënkupton se për momentin nuk ka arsye që të ketë ndonjë veprim sindikal.
Listat dhe pagesat për pak ditë mund të vonohen për arsye të numrit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe procedurës së procedimit të të dhënave, bënë të ditur Sinidkat e cila kërkon mirëkuptim nga të punësuarit në sektorin e arsimit në Kosovë./21MEDIA