SBASHK: Greva mbahet, Qeveria ka llafe

TË FUNDIT

​SBASHK-u ka shpallur grevën e përgjithshme më 20 prill dhe ajo do të fillojë sepse Qeveria e Kosovës edhe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme nuk ka ofruar asgjë konkrete lidhur me çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për të punësuarit në arsimin eKosovës dhe as për kërkesat tjera nga Kontrata Kolektive të nënshkruar tani e sa kohë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut.

Kështu thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut, ku thuhet se ata kanë analizuar tekstin e dalë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe ka vlerësuar se në atë tekst që quhet Propozim-vendim, nuk ka asgjë konkrete sepse nuk është thënë asgjë me afate lidhur me implementimin e kërkesave të SBASHK-ut.
“Kryesia ka autorizuar kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut dhe atë të SUSHK-ut që të debatojnë me anëtarësinë dhenesër (të dielën) ta konfirmojnëedhe një herë mendimin e mësimdhënësve në takimin e jashtëzakonshëmtëKëshillitDrejtues. Kërkojmë nga gjithë anëtarësia e SBASHK-ut që tëvazhdojnë të jenë unik dhe të mbështesin qëndrimet tona të përbashkëta në mbrojtje të kërkesave legjitimedhe dinjitetit të të punësuarve në arsimin e Kosovës. Zëri i anëtarësisë është dhe mbetet obligim për Kryesinë e SBASHK-ut.Pra, me grevën e përgjithshme ta tregojmë unitetin dhe vendosmërinë në mbrojtje të dinjitetitdhe kërkesave tona. Në angazhimet tona e kemi edhe mbështetjen dhe përkrahjen morale edhe nga sindikatat simotra kudo në Evropë, nga Edukimi Internacional dhe nga Sindikata e mësimdhënësve të SHBA.

Qeverisë i drejtohemi me apelinqë të veprojë konkretisht e jo duke u munduar të gjejë forma e mënyra se gjoja është duke u përpjekur për të realizuar kërkesat tona, me të vetmin qëllim për të fituar kohë e për të mos realizuar asgjë. SBASHK-u i ka dhënë mjaft hapësirë dialogut dhe tani dokërkon veprime konkrete dhe të dokumentuara. Kujtojmë Qeverinë se deri atëherë greva do të vazhdojë dhe se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen”, thuhet në komunikatë.