Sasho Mijallkov lirohet nga akuza në rastin “Tortura”

TË FUNDIT

Gjykatësja Aleksandra Risteska liroi nga akuza ish shefin e shërbimeve sekrete Sasho Mijallkov për lëndën Tortura”. Bashkë me Mijallkovin nga akuza janë liruar edhe 6 të akuzuarit e tjerë, ish pjesëtarë të njësitit “Alfa”. Gjykatësja Risteska tha se prokurori Ljubomir Llape nuk e ka dëshmuar se ata ishin fajtorë për tortura dhe dënime të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese gjatë arrestimit të ish ministrit për Punë të Brendshme, Lube Boshkovski.

Prokurori i lëndës, Ljubomir Llape tha se do të ankohet për vendimin e gjykatës, sepse siç shtoi ai, aktakuza ka qenë mjaftueshëm precise dhe në mënyrë të detajuar kanë qenë të përshkruara të gjitha veprimet si dhe veprimet pjesëmarrëse.

Rasti Tortura ka të bëje me mënyra se si është arrestuar ish minsitri i Brendshëm më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” një ditë pas zgjedhjeve parlamentare./TV21