SASHK-u nuk merr pjesë në protestën e 1 majit! Nedellkov: Ne e mbrojmë rrugën e dialogut social

TË FUNDIT

Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës nuk do të marrë pjesë në protestën e punëtorëve më 1 maj, që organizohet nga LSM. Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedellkov, tha se protesta është organizuar nga një sindikatë tjetër dhe se ata kanë zgjedhur rrugën e dialogut social.

“Protestën e organizon një federatë tjetër, konkretisht Lidhja, kështu që ne nuk kyçemi, ne e mbrojmë rrugën e dialogut social, ka negociata, rezultatet i arrijmë në tryezë, ata e mbrojnë atë rrugë të shkojnë nëpër rrugë, ajo është strategjia e tyre kështu le të vazhdojnë”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski u shpreh se qëllimi i ministrisë është të zhbllokojnë procesin e miratimit të Kushtetutës për të drejtat e punëtorëve. Ai shtoi se ligji për marrëdhëniet e punës nuk është miratuar prej 8 vitesh dhe se duhet të ketë metoda moderne për të punuar.

“Qëllimi ynë si Ministri e Ekonomisë dhe Punës është të zhbllokojmë procesin e miratimit të Kushtetutës për të drejtat e punëtorëve, pra Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili për fat të keq nuk është miratuar prej 8 vitesh, gjë që nuk ka bërë shumë zgjidhje cilësore në atë ligj në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, por edhe të marrëdhënieve të sinkronizuara midis punëtorëve dhe punëdhënësve”, tha Marjan Risteski, zëvnedësministër i Ekonomisë dhe Punës .

Profesori i së Drejtës së Punës Llazar Jovevski, beson që këtë vit do të bëhet ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe do të sjellë sukses ndërmjet të gjitha palëve.

“Fuqishëm besoj që këtë vit edhe ai tregim do të mbaroj me sukses, d.m.th do të kemi Ligj për marrëdhënie të punës, që do të jetë modern, që do t’u përshtatet interesave të të gjitha palëve, ato janë punëtorët, punëdhënësit dhe shteti dhe që mundet në 5 vitet e ardhshme deri 10 të përshtatet në nevojat e tregut të punës”, pohoi Llazar Jovevski, profesor i së drejtës së punës.

Ndryshe, sot Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në prag të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës,  organizoi debat me temën “Politikat e Punës dhe Marrëveshjet Kolektive – Korniza Ligjore, Zbatimi dhe Sfidat”.