Aktorja mjaft aktive
Ajo është ndër aktoret e njohura dhe mjaft të dashura nga publiku. Me rolin e “Sasës” në serialin “O Sa Mirë” ajo ka arritur të marrë famë edhe më të madhe, shkruan rtv21.tv
Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur, Adriana Matoshin, e cila është mjaft aktive në karrierë. Krahas angazhimeve tjera, “Sasa” tejet aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria.
Sot, aktorja ka publikuar një imazh të bukur në instagram për 66 mijë e 600 ndjekësit e saj.
E veshur me ngjyra verore, me syza dhe me flokë të lëshuara, aktorja duket bukur në imazhin, me të cilin duket se ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, nga të cilët ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media
.
