Sarrazin nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

TË FUNDIT

Manuel Sarrazin i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor nesër (29 gusht 2024) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, njoftojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Siç bëjnë të ditur, Sarrazin do të zhvillojë takime zyrtare, por pa precizuar se me cilët zyrtarë do të takohet.

Kujtojmë se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi në maj të këtij viti kur u takua me krerët shtetëror.