Saranda Imeri një prej emrave të mundshëm për të qenë u.d kryetare e Gostivarit si e deleguar nga Qeveria, tregon Sejdiu nga VLEN

TË FUNDIT

“Lakohet edhe emri i saj, por nuk është e vetmja”, kështu tha Blerim Sejdiu nga VLEN duke bërë të ditur se Saranda Imeri është një nga emrat e mundshëm për të qenë ushtruese detyre kryetare e Gostivarit, përcjell TV21.  Sejdiu tha se shumë shpejtë do të ketë vendim dhe ngërçi do të zgjidhjet.

“Është njëra nga emrat që është diskutuar, por ka edhe emra të tjerë. Vendimi do të merret shumë shpejtë, proceset administrative duhet të vazhdojnë dhe qytetarët të kërkojnë shërbimet e tyre. Duhet sa më shpejtë të emërohet një ushtruese detyre”, tha Sejdiu