Sarajevë, vdes nga Covid-19 ministri Salko Bukvareviq

TË FUNDIT

Ministri i Çështjeve së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Qeverinë e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Salko Bukvareviq, vdiq sot si rezultat i koronavirusit të ri në Klinikën e Pulmonologjisë në Sarajevë.

Ai dhjetë ditë ishte i hospitalizuar pasi testimi tregoi se ishte pozitiv me Covid-19.

Gjendja shëndetësore e Bukvareviq u përkeqësua të hënën, ndërsa paraprakisht kishte qenë në terapi me oksigjen, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për shkak të inflamacionit të fortë të të dy mushkërive. Për shkak të kësaj, pasditen e djeshme ai u vendos në aparat frymëmarrjeje.

Bukvareviqit, më 22 korrik, iu konfirmua testi pozitiv me koronavirus.

Ai ka qenë ministri i Çështjeve së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Qeverinë e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës që nga viti 2015.