Në një aksion kontrolli të realizuar mbrëmë më 18/19 korrik në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 1:00 pas mesnate për zbulimin e vozitësve të motorëve të cilët organizojnë “gara të egra” në rajonin e Shkupit, policia sanksionoi shtatë shoferë të motorëve te të cilët janë konstatuar një varg shkeljesh.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, aksioni është realizuar nga Sektori për Punë Trafiku pranë Byrosë për Siguri Publike në Koordinim me Departamentin për Siguri në Komunikacion Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në kuadër të masave kundër “garuesve të egër” në rrugët e Shkupit.
