Sanksionohen mbi 500 shoferë për drejtim të shpejtë të automjetit

TË FUNDIT

Për shkak të drejtimit të shpejtë të automjetit në territorin e të gjithë shtetit janë sanksionuar 566 shoferë, prej tyre 279 kanë drejtuar automjetin jashtë vendbanimit, ndërsa 287 në vendbanim, 18 shoferë me shpejtësi më tepër se 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, derisa 65 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.

Siç informojnë nga MPB-ja, drejtimi i shpejtë i automjetit ka qenë arsyeja më e shpeshtë për aksidente rrugore me pasoja të rënda.

“U bëjmë apel pjesëmarrësve në trafik t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.