Sanksionohen 75 shoferë në Saraj

TË FUNDIT

Në territorin e Sarajit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 75 masa midis të cilave për drejtim të automjetit pa petent shoferi nëntë sanksione, tetë për automjete teknikisht të parregullta, pesë sanksione për përdorim të celularit.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe tetë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, shtatë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), gjashtë për renditje të parregullt të automjetit.

“Vazhdojnë kontrollet e përforcuara edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik që ta rrisim sigurinë në trafik”, theksojnë nga MPB-ja.