Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 715 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në kumtesën e sotme ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes ndaj Kovid-19.
