Sanksionohen 305 shoferë në Shkup

TË FUNDIT

Në territorin e Qytetit të Shkupit, Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit shqiptuar gjithsej 305 sanksione.

Siç kumtoi MPB-ja, nga sanksionet e shqiptuara, 36 janë për vozitje pa patent shofer, 27 për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara, 16 për këmbësorë, 64 masa për parkim jo të rregullt, 65 automjete të ngritura me “karrotrec” dhe 14 sanksione për mosmbajtje të maskës.

Nga atje informojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat për siguri më të madhe në komunikacion.