Sanksionohen 190 shoferë në Shkup

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 190 masa, mes të cilave drejtim pa patent shoferi 24 sanksione, 13 për automjete të paregjistruara, shtatë masa për automjete teknikisht të parregullta në transportin publik dhe 17 sanksione për përdorim të celularit.

Janë shqiptuar 11 masa për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), 54 masa për parkim të parregullt të automjetit dhe 51 automjete janë larguar me shërbimin “karrotrec”.

Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat me qëllim të sigurimit më të madh në trafik. (MIA)