Sanksionohen 182 shoferë në Çair

TË FUNDIT

Në territorin e Çairit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, 29 prej të cilave janë për vozitje pa patentë shofer, njoftoi sot MPB-ja.

Për automjete të paregjistruara  janë sanksionuar 17 shoferë, ndërsa shtatë sanksione janë vendosur për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Sanksionet janë pjesë e kontrolleve të përforcuara aksionale në fushën e trafikut të zbatuara nga MPB-ja dhe nga atje informojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.