Samsung dëgjuese (kufje) me wireles

TË FUNDIT

Samsungu ka sjellë kufjet pa tel të një kualiteti të lartë të quajtur “Level On Wireless Pro Headphones”.

Këto kufje bëjnë anulimin e zhurmës nga jashtë përmes jastëkëve ekstra të rehatshëm, përmes së cilës rritet kualiteti i dëgjimit. E meta e vetme e këtyre kufjeve është rënia e shpejtë e baterisë e cila mund ta mbajë vetëm 10-11 orë, transmeton Koha.net.

Samsungu ende nuk e ka zbuluar çmimin e këtyre kufjeve, por ky version i ri mund të kushtojë rreth 250 dollarë, raporton “engadget”.

Këto kufje më së miri funksionojnë në prodhimet e reja të telefonave të mençur të Samsungit, Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+.