Samiti “Maqedonia 2025”: Prosperiteti ekonomik përmes transformimit shoqëror

TË FUNDIT

Në Shkup po mbahet Samiti Maqedonia 2025. Fokusi i këtij samiti është prosperiteti ekonomik përmes transformimit shoqëror, digjitalizimit dhe lidershipit strategjik. Para të pranishmëve u drejtua kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i cili tha se investitorët të cilët vijnë në Maqedoni, qëndrojnë këtu dhe zgjerojnë biznesin e tyre, madje duke u ofruar punëtorëve paga në nivel të mesatares, ndërsa drejtoresha eksekutive e Samitit Nikica Mojsoska u shpreh që deri tani qëllimet nuk janë arritur në nivel aq sa e kanë paraparë nga fillimi.

Në vitin 2018 u miratua plani për rritje ekonomike dhe për herë të parë filluam përskaj mbështetjes për investime të huaja, t’i mbështesim edhe investitorët vendor. Para asaj ndihmë mernin vetëm investitorët e huaj. Kjo dha rezultate dhe tregoi se Qeveria nuk është e fokusuar vetëm në një prej parametrave në ekonomi, respektivisht rritjen e BPV por si kyçe e konsideruam edhe mbështetjen e kompanive vendore, biznesin, që të mund të jetë i përgatitur t’i përgjigjet sfidave që të sjellë rritjen dhe zhvillimin që aq shumë që e dëshirojmë në ekonominë tonë. Për këtë shkak investimet direkte të huaja në kushte krize vitin e kaluar, përshkak se ishte kriza më e madhe nga lufta e dytë botërore, arritën shuma historike prej 753 milionë euro”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Maqedonia 20-25 është organizatë unikate e cila është themeluar nga diaspora me qëllim të vetëm të ndihmojë përparimin ekonomik të vendit tonë. Qëllimi ynë është të ndihmojmë të ndërtojmë një komb më të fuqishëm. Ideja e themeluesve ka qenë të mbështetet zhvillimi i Maqedonisë që do të ndihmonte në inkuadrimin në integrimet euroatlantike, gjegjësisht anëtarësim në Bashkimin Europian më së voni deri në vitin 2025”, tha Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Samitit Maqedoni 2025.