SAMITI I PESTË FMCG NË SHKUP, MBI 380 PJESËMARRËS NGA KOMPANITË MË TË MËDHA TREGTARE

TË FUNDIT

U mbajt samiti i pestë FMCG në Shkup, ngjarja më e madhe në sektorin e tregtisë, i organizuar nga magazina InStore. Mbi 380 pjesëmarrës nga kompanitë më të mëdha në sektorin e tregtisë me mallra për konsumim të gjerë, e vizituan këtë ngjarje të rëndësishme. Edhe këtë vit, magazina InStore, ofroi program të begatshëm në samit, ku përveç ligjëruesve nga vendi, morën pjesë edhe ligjërues ndërkombëtarë nga Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Britania e Madhe. U dëgjuan ekspert të mirënjohur, kishte prezantime mbresëlënëse, ide të mëdha. Temat kryesore që u prezantuan ishin në lidhje me avancimin e shitjes, planifikimin e biznesit, inovacionet dhe edukimin e të punësuarve. U prezantua edhe një analizë biznesi i gjendjes së tanishme në tregun e Maqedonisë, si dhe çfarë do të thotë hyrja eventuale në BE për këtë sektor. Qëllimi kryesor i këtij samiti është që të gjithë pjesëmarrësit me vete të marrin së paku një ide, të krijojnë kontakte të reja dhe sigurisht të mësojnë diçka të re me çka do të avancojnë biznesin e tyre.