Në fillim të dhjetorit do të mbahet samit i ri i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për herë të parë në një nga vendet e rajonit, në Maqedoni apo në Shqipëri, njoftoi RTS, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.
Ky takim duhet të japë një sinjal të ri, të fortë për përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, me mesazh për vendet e rajonit që të përfitojnë nga ambienti i ri politik në Europë, me qëllim përmirësimin e procesit të anëtarësimit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.
Para samitit në dhjetor, më 6 tetor, në Pragë do të mbahet samit i të ashtuquajturit komunitet politik europian, me iniciativën e presidentit francez Emanuel Makron dhe presidentit të Këshillit Europian, Sharl Mishel. Së bashku me ftesat për vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Këshillit Europian Mishel dhe kryeministri çek Vijala në samitin i ftuan Britaninë e Madhe, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Turqinë, Azerbajxhanin dhe Izraelin.
