Sali në Vetëqeverisje të Mirë, Murtezani zv/ministër i Mbrojtjes, Fetai ministër për Çështje Europiane? Sulejmani: Janë spekulime, pak a shumë janë ato emra

TË FUNDIT

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, gjatë javës së ardhshme pritet të bëhen të ditur ndryshimet në ekzekutiv, nga rikonstruktimi i paralajmëruar i qeverisë, përcjell TV21. Driton Sulejmani nga VLEN, i pyetur nëse Bekim Sali do të emërohet zëvendëskryeministër për Vetëqeverisje të mirë në vend të Arben Fetait, dhe nëse Fetai do të kalojë në Ministrinë për Çështje Europiane në vend të Orhan Murtezanit, pas çka Murtezani do të emërohej zv/ministrër i Mbrojtjes, tha se këto janë në “kuadër të spekulimeve, por që emrat pak a shumë janë këta”.

“Kjo që sapo e thatë është në kuadër të spekulimeve. Ende jemi në fazën finale të finalizimit të këtyre emrave. Një gjë vetëm se e kemi bërë publike dhe dihet se Bekim Sali do të jetë zv/kryeministri i parë dhe po gjejmë modalitetin e duhur për ta realizuar këtë. Gjithashtu do të plotësohet vendi i zbrazët në Ministrinë e Mjedisit, edhe gjithashtu do të plotësohet vendi i zbrazët i zv/ministrit të Mbrojtjes. Dmth jemi në fazën finale, shumë shpejt atë marrëveshje do ta kemi. Si VLEN do ta plasojmë në opinion. Pak a shumë janë ato emra, mirëpo nuk është asgjë zyrtare”, tha mes tjerash Sulejmani nga VLEN.