Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka njoftuar se ka mbërritur në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës. Sali bëri të ditur se në Kiev është pritur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Dimitar Blazhevski, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme ukrainase.
“Sot mbërrita në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës. Me mbërritjen në Ukrainë, u prita nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Dimitar Blazhevski, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës. Ky samit paraqet një mundësi të rëndësishme për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për të theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj paqes, sigurisë dhe perspektivës evropiane të Ukrainës”, ka shkruar Sali.
