Sali Berisha: Nesër në “Air Albania” do të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores

TË FUNDIT

Nesër më 11 dhjetor në “Air Albania” do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Berisha në profilin e tij në “Facebook” shkruan: Nesër ora 10:00 në “Air Albania” dita e historisë! Rithemelimi i Partisë Demokratike! Rroftë Partia Demokratike!

Demokratët do të mblidhen nesër në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania”. Sipas njoftimi të lëvizjes “Foltorja”, delegatët do të kenë zonën e tyre të veçantë, kurse pjesa tjetër e stadiumit “Air Albania” do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.