Sali Berisha feston 77 vjetorin e lindjes, e uron Ilir Meta: Sipas Biblës, është numër i përsosmërisë

TË FUNDIT

sh-kryetari i PD-së, Sali Berisha feston sot 77vjetorin e lindjes.

Me rastin e kësaj date të veçantë për të, përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se është i lumtur dhe i motivuar.

“Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen:

– Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe,

– Në një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri!

Mirënjohje te pakufishme te Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve te mi ne Shqipëri dhe kudo qe janë, te cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë te mundur te përmbushim se bashku këtë mision! Lavdi Zotit”, ka shkruar Berisha

Berishën e ka uruar presidenti aktual, Ilir Meta.

“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë! 💐🇦🇱“, shkroi Meta./TV21