Safije Sadiki i reagon Ali Ahmetit: Para se të vish në Sllupçan kërkoju falje shqiptarëve

TË FUNDIT

Ndaj manifestimit të BDI-së në Likovë, ku u shënua përfundimi i luftës së 2001-shit, ka reaguar deputetja opozitare e partisë Alternativa, Safije Sadiki Shaini.

Ajo përmes një statusi në facebook ka shkruar:
“Sot, kur komandanti i ushtarëve të braktisur e të burgosur do të vijë në Sllupçanin tim, mirë është ta pyetni se:

Pse ushtarët e UÇK-së ende nuk kanë status veterani, ndërkohë që ai po i bën 20 vjet me status pushteti?

A ka shpjegim pse se plot ushtarë të UÇK-së vazhdojnë të dergjen burgjeve, ndërkohë që ai dhe ministrat e tij azdisen në milionat e fituara në qafë të tyre?

Cili është shpjegimi i tij që edhe pas 20 vjetëve të pushtetit të tij zona e Likovës vazhdon të jetë në hartën e vendeve të rrezikshme për investime?”

Duke vazhduar me pyetjet e saj, deputetja Sadiki-Shaini në fund të shkrimit të saj porositi Ahmetin:

“”Komandant”, para se të vish në Sllupçan, kërkoju falje shqiptarëve – veçanërisht të kësaj zone – për gjendjen në të cilën i ke lënë”./TV21

Sot, kur komandanti i ushtarëve të braktisur e të burgosur do të vijë në Sllupçanin tim, mirë është ta pyetni se: 1. Pse…

Posted by Safije Sadiki Shaini on Sunday, May 2, 2021