Sa përfiton Cana në Nantes?

TË FUNDIT

Lorik Cana për dy sezone është pjesë e skuadrës franceze, Nantes. Futbollisti nga Kosova, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, pritet të përfitojë 1 milionë euro në sezon, pa përfshirë këtu bonuset që mund të ketë në rast arritjesh të objektivave të vendosura nga klubi. Cana do të marrë në muaj 100 mijë euro neto, ndërsa në krahasim me kontratën që kishte te Lacio, kapiteni kuqezi humbet afërsisht 500 mijë euro në sezon.

Mediat franceze raportuan dje se klubi i Nantës nuk ishte në gjendje të përballonte pagën që Cana merrte tek italianët, prandaj dhe i kërkoi që të ulte kërkesat. Loriku vlerësohet si një goditje mjaft e rëndësishme në afatin kalimtar te Nantes, teksa do të zëvendësojë mbrojtësin Papi Djilobodji, i cili është transferuar te Chelsea në Angli. Pas angazhimit me Kombëtaren në dy ndeshjet e shtatorit kundër Danimarkës dhe Portugalisë, Cana më pas do të bëjë prezantimin te skuadra e re.