Sa orë shpenzojnë femrat duke bërë “selfie”

TË FUNDIT

Trendi i fotografive “selfie” duket se ua ka marrë mendjen shumicës së të rinjve që posedojnë telefona të mençur.

Që kur disa aktorë u grumbulluan në Oscar për një fotografi të tillë dhe që kur ylli televiziv Kim Kardashian arriti të grumbullojë 30 milionë ndjekës në rrjetet sociale me “selfiet” e nxehta, e deri te presidenti amerikan Barack Obama që realizoi foto të vetes në funeralin e Nelson Mandelas, ky trend tani ka marrë përmasa globale.

Sipas një studimi të ri, ky trend ka ndikim të madh në jetën e femrave. Ky studim tregon se femrat shpenzojnë pesë orë në javë duke realizuar “selfie”.
Studimi i realizuar nga faqja “FeelUnique” ka treguar se femrat realizojnë shtatë “selfie” deri sa të zgjedhin të duhurën për ta postuar në rrjetet sociale. Pasi ta gjejnë të duhurën dhe të “rehatohen”, postimi shumicën e rasteve bëhet në dy rrjete sociale.

Në studim, pjesë e të cilit ishin 2000 femra, është konfirmuar se 10 për qind e femrave të reja nga mosha 16 deri 25 vjeç kanë më shumë se 150 “selfie” në pajisjet e tyre.

14 për qind e femrave kanë treguar se bëjnë “vetvetie” për të bërë një nga ndjekësit e tyre xheloz, ndërsa 15 për qind e tyre postojnë fotografi të tilla për ta bërë ish të dashurin pishman për ndarjen. Në mesin e tyre ka edhe femra që realizojnë “selfie” për rritje të vetëbesimit.

27 për qind e femrave i bëjnë foto vetes pasi mendojnë se po duken bukur dhe duan ta ndajnë këtë me të tjerët. 16 për qind, sipas studimit, bëjnë “selfie” pasi e dinë se më vonë do të fotografohen.

Ndërkaq, 5 për qind e femrave të anketuara tregojnë se kanë realizuar “selfie” në tualet.

111