Ministri i financave, Fatmir Besimi në emisionin Click Plus të TV21 u pyet se sa mjete janë ndarë për vaksinën. Ai tha se për vitin 2020/21 janë ndarë rreth 460 milion denarë. “
“Nga kredia e Bankës Botërore kemi mundësi të tërheqim sa do të kemi nevojë, që të vaksinohen të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë. 50 milion euro janë siguruar për gjithë Kovidin , d.m.th. mund të jenë për pakon e 5 ekonomike” – shtoi Besimi.
