Sa humbim shkaku i zjarreve? Pyllëzimi në nivel rekord të ulët

TË FUNDIT

Sipërfaqe të mëdha pyjesh në Maqedoni janë shndërruar në hi. Ambientalistët thonë se shkatërrimi i pyjeve do të ketë pasoja të cilat do t’i ndjejmë të gjithë.

Zjarret, Maqedonisë i sjellin edhe humbje milionëshe me shkatërrimin e burimit më të madh kombëtar. Raporti më i ri i Ndërmarrjes Publike “Pyje Kombëtare” tregon se vitin e kaluar dëmi i shkaktuar është vlerësuar mbi 80 milionë denarë, kurse ka pasur raste kur ka qenë madje mbi 30 milionë euro.

Pyllëzimi i sipërfaqeve të reja në vend, në dekadën e fundit shënon rënie. Në vitin 2020, në Maqedoni janë mbjellë pemë të reja në sipërfaqe prej 569 hektarëve, që është niveli i dytë më i ulët në dekadën e kaluar pas vitit 2017, kur janë pyllëzuar 553 hektarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë./TV21