Sa është e qëndrueshme qeveria, duke pasur parasysh pakënaqësitë e brendshme në BDI? Përgjigjet Kovaçevski

TË FUNDIT


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në emisionin “Click Plus” në TV21, u përgjigj me siguri se Qeveria është stabile, duke komentuar situatën në BDI, ku anëtarët e pakënaqur, të njohur si “ grupi i zjarrit”, kanë shprehur pakënaqësitë për situatën në parti dhe revoltën ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

“Qeveria është e qëndrueshme, me Ahmetin kam takime të rregullta”. Unë nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme të BDI-së, as ata nuk kanë ndërhyrë ndonjëherë në LSDM. Unë besoj se qeveria është stabile dhe shumica parlamentare është stabile”, tha kryeministri Kovaçevski në emisionin “Click Plus” në TV21.