Rustemi: Tuneli Tetovë-Prizren do të jetë i gjatë 6,4km! Duhet të përcaktojmë projektuesin e përbashkët

TË FUNDIT

Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi në Click21 tha se në rrugën Tetovë-Prizren do të ndërtohet tunel prej 6,4 kilometrave, por që për momentin po kërkohet zgjidhje për tu koordinuar me shtetin e Kosovës, pasi tuneli duhet të jetë mes territoreve të dy shteteve, ndërsa i njëjti duhet të realizohet vetëm nga një projektues.

“Varianti i tretë është zgjedhur tani nga ekspertë nga dy anët, nga dy shtetet dhe është zgjedhur varianti i tunelit 6,4 kilometra”, deklaroi mes tjerash Rustemi duke shtuar se pas pushimeve do të realizojë takim me ministrin e infrastrukturës në Kosovë, me çka pritet të përcaktohen edhe detajet e fundit mbi projektin.