Shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska do të padisë VMRO-DPMNE-në për shpifje. Ruskoska do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 mijë euro dhe siç theksoi ajo ato para do të dhurojë në SOS Fshatin e fëmijëve.
“Kjo nuk ndodhi dhe për këto shkaqe përmes avokatit e parashtrova padinë. Vlerësoj se ajo shumë është vlerë reale, më shumë simbolike, ndërsa nëse me aktvendim të plotfuqishëm do të më jepet vlera, dëshiroj t’i dhuroj në SOS Fshatin e fëmijëve”, deklaroi Villma Ruskoska.
