Ruskoska: Dokumentin që kam pranuar nga Shqipëria nuk ka diçka të re!

TË FUNDIT

Shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Vilma Ruskoska tha se në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, dokumentin që ka pranuar nga Shqipëria nuk është diçka e re.

Ruskoska theksoi se e ka analizuar por nuk ka arritur të gjejë asgjë informacion më të ri që do t’ju hynte në punë. Në dokumentin që ka pranuar shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Vilma Ruskoska, potencon se në dokument shkruan se në cilin vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski dhe si ka hyre në Mal të Zi, të njëjtat informacione që i kanë pranuar nga Mali i Zi. Ruskoska tha se Shqipëria nuk e ka zbuluar atë që i kanë kërkuar se si ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri Nikolla Gruevski.