“Rusino”, nga java e ardhshme komunat tjera të Pollogut nuk do të mund të hedhin mbeturina, përveç Komunës së Gostivarit!

Must Read

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator...
- Advertisement -

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ka takuar përfaqësues të ARMV-së, delegacion ky i udhëhequr nga Koloneli Agron Neziri dhe konsultanti i ekipit për menaxhim me mbeturinat e forta nga Sekretariati Zvicerian për Çështje Ekonomike, Aleksa Tomovski.

Në këtë takim Limani i ka njoftuar me gjendjen e fundit në deponinë rajonale “Rusino” në Gostivar, e cila për një kohë të gjatë po digjet.

- Advertisement -

Ndërkaq mbrëmë Komuna e Gostivarit ka organizuar debat me përfaqësues nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, OJQ-vë dhe eko-aktivistëve nga Gostivari. Në këtë debat kreu i Gostivarit Taravari ka njoftuar se nga dita e hënë e javës së ardhshme në deponinë “Rusino” përveç Komunës së Gostivarit asnjë komunë tjetër e Pollogut nuk do të ketë mundësi për hedhjen e mbeturinave në “Rusino”.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Gostivarit në llogarinë në Facebook

- Advertisement -

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Valbon Limani ka pritur në takim një delegacion nga Komanda për ndërhyrje pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga Koloneli Agron Neziri dhe konsultanti i ekipit për menaxhim me mbeturinat e forta nga Sekretariatin Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), Aleksa Tomovksi.

Gjatë këtij takimi, i cili ka ardhur me ftesë të Komunës së Gostivarit, Limani i ka njoftuar mysafirët me gjendjen e fundit në deponinë rajonale “Rusino” në Gostivar, e cila për një kohë të gjatë po digjet, ndërsa Komuna e Gostivarit është lënë e vetme të ballafaqohet me këtë deponi ku mbeturinat i bartin të gjitha nëntë komunat e Pollogut. Koloneli Agron Neziri nga Komandoja për ndërhyrje pranë Armatës së Maqedonisë së Veriut, ka premtuar se do të jenë në gatishëri për të ndihmuar Komunën e Gostivarit nëse vazhdon djegia e deponisë “Rusino” me makineritë dhe personelin e tyre njerëzorë. Palët gjatë takimit kanë rënë dakord që duhet bashkëpunim më i ngushtë në të ardhmen jo vetëm mbi deponinë “Rusino”, të cilën edhe e vizituan, por edhe në sfera të tjera me interes të përbashkët shoqërorë.

- Advertisement -

Ndryshe, gjatë debatit të mbrëmshëm organizuar nga Komuna e Gostivarit me përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor, OJQ-vë dhe eko-aktivistëve nga Gostivar, kryetari Arben Taravari njoftoi se nga dita e hënë e javës së ardhshme në “Rusino”, poas Gostivarit asnjë komunë nga Pollogu tjetër nuk do të ketë mundësi për hedhje të mbeturinave.

Deponia “Rusino”, Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, priti në takim përfaqësues të…

Gepostet von Komuna e Gostivarit – Општина Гостивар am Mittwoch, 29. Juli 2020
- Advertisement -

LAJME 18:30

#21LiveNews

#21LiveNews 18:30 Lajmet në gjuhën shqipe | 01.10.2020

Posted by TV21 on Thursday, October 1, 2020

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi pamjet e fluturimit të...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator më të mirë janë gjendja...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse nga ministria i kanë lejuar...

Zekiri akuzon Ademin për neglizhencë, Ademi e quan provokator kujdestar ndaj BDI-së

https://youtu.be/WCkkVyQscwo “Ministria e Arsimit e mandatit të kaluar neglizhoi përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -