Parlamenti rus ka miratuar dy projektligje që i japin fund juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Rusi, pasi ajo njoftoi se do të largohej nga gjykata në mars në mes të konfliktit në Ukrainë.
GJEDNJ synon të zbatojë dhe mbrojë të drejtat civile dhe politike të qytetarëve të kontinentit, dhe kjo më parë ofronte një mënyrë për të ndjekur çështjet ligjore dhe të të drejtave të njeriut kundër Rusisë, të cilat ose ishin refuzuar ose injoruar nga gjykatat ruse, raporton BBC.
Njëri prej projektligjeve heq Rusinë nga juridiksioni i gjykatës dhe projektligji i dytë cakton 15 marsin si pikën e fundit, që do të thotë se vendimet kundër Rusisë të marra pas kësaj date nuk do të zbatohen, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.
