Rusia rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

TË FUNDIT

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, ka miratuar të mërkurën një projekt-ligj që do të rrisë kufirin e epërm të moshës për rekrutët ushtarakë që shërbejnë në ushtrinë ruse në bazë kontraktuale.

Sipas projektligjit, të cilit iu miratuan të tre leximet më 25 maj, burrat deri në moshën 65 vjeç tani do të kenë të drejtë të shërbejnë në ushtri. Kufiri i ri vlen edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të shërbejnë në ushtri ruse.

Ligji aktual lejon që burrat rusë deri në 40 vjeç dhe të huajt deri në 30 vjeç të shërbejnë në ushtri.

Autorët e projektligjit, ligjvënësit Andrei Kartapolov dhe Andrei Krasov, thanë se rritja e kufirit të moshës do të ndihmonte në afrimin e specialistëve të rinj me “aftësitë e kërkuara”, kryesisht personel mjekësor dhe inxhinierë.

Projektligji u miratua ndërkohë që RProjektligji u miratua ndërkohë që Rusia vazhdon pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, i nisur më 24 shkurt.