Rusia rrezikon të bëhet një “koloni ekonomike” e Kinës, pasi izolimi i saj nga Perëndimi po thellohet pas pushtimit të Ukrainës, tha drejtori i CIA-s, William Burns.
Sipas tij, Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina, veçanërisht sa i përket eksporteve të burimeve të energjisë dhe lëndëve të para.
“Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga Kina dhe, në disa aspekte, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, e varur nga eksporti i burimeve të energjisë dhe lëndëve të para”, tha Burns.
Lufta në Ukrainë ka shkuar në ditën e 413, ndërsa kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se kundërofensiva në shkallë të gjerë kundër rusëve mund të fillojë në verë./ Reuters
