Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e atyre që thotë se janë disa nga ushtarët ukrainas të plagosur që janë evakuuar nga uzina Azovstal në Mariupol që nga e hëna, raporton BBC.
Videoja tregon burra me pamje të lodhur të shtrirë në shtretër në një repart spitalor, të mbështjellë me batanije.
Rusia thotë se rreth 1000 luftëtarë janë dorëzuar deri më tani dhe janë dërguar në territorin që ajo kontrollon.
