Nga fregata “Admiral Gorshkov” në Belo More me sukses është lansuar raketa hipersonike Cirkon.
Raketa Cirkon, goditi caqe në Detin Barencovë, në largësi prej 450 kilometra, deklaroi kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Rusisë, Valerij Gerasimov gjatë video konferencës me presidentin Vlladimir Putin.
Supozohet se raketa mund të arrijë shpejtësi nëntë herë më të madhe, ndërsa rrezja e veprimit të jetë mbi njëmijë kilometra. Testimi i Cirkonit do të vazhdojë dhe është planifikuar me raketën të armatosen anijet dhe nëndetëset, ndërsa Putin paraprakisht paralajmëroi se bëhet fjalë për version tokësor. /MIA
