Rusia i ka dhënë afat kohor qeverisë ukrainase që deri të hënën në ora 15 në kohën lokale, të vendosin nëse ata do të takohen për bisedime në qytetin bjellorus, Gomel.
Vladimir Medinski, kreu i delegacionit rus dhe një ndihmës i Presidentit Vladimir Putin se do të presin deri në kohën e caktuar.
“Sapo të marrim këtë konfirmim, menjëherë do të shkojmë të takohemi me kolegët tanë negociatorë”, tha Medinski. “Ne jemi të përkushtuar ndaj paqes”.
Presidenti ukrainas tha se janë gati të bisedojnë me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e tyre për një takim në Bjellorusi.
