Rusia i vlerëson si kërcënim stërvitjet e NATO-s

TË FUNDIT

Ligjvënësit rusë janë duke i vlerësuar si kërcënim, stërvitjet më të mëdha ajrore në Evropë, të cilat po kryhen nga vendet e NATO-s. Në njoftimin e ushtrisë amerikane, thuhej se këto stërvitje kanë për qëllim demonstrimin e “gatishmërisë së lartë” për të mbajtur “një siguri të lartë në Evropë”. Por Vladimir Komojedov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, ka thënë se përgjigja e Rusisë ndaj këtyre ushtrimeve, është se do të mbajë forcat e saj “në gatishmëri”. Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 5 mijë ushtarë nga 11 vendet e NATO-s./21Media