Rusia e vendosur të mos riparojë tubacionet e dëmtuara të Nord Stream

TË FUNDIT

Tubacionet e gazit nënujor, Nord Stream të dëmtuar të Rusisë do të mbyllen, pasi nuk ka plane të menjëhershme për riparimin ose riaktivizimin e tyre, sipas “Reuters”.

Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, secili i përbërë nga dy tubacione, u ndërtuan nga Gazprom i kontrolluar nga shteti rus për të pompuar 110 miliardë metra kub gaz natyror në vit në Gjermani nën Detin Baltik. Tre prej tubave u këputën nga shpërthime të pashpjegueshme në shtator dhe një nga tubat e Nord Stream 2 mbetet i paprekur.

Gazprom ka deklaruar se është teknikisht e mundur të riparohen linjat e këputura, por, teksa citon burime, “Reuters” shkruan se Rusia e sheh projektin si të “vdekur”. Rusia duket se nuk ka një plan për të riparuar tubacionet e çara. Megjithatë, ajo që mund të bëjnë pala ruse është raujtja e tubacioneve për t’u përdorur më vonë, ndërsa kjo mund të nënkuptojë mbylljen e skajeve të këputura dhe vendosjen e një shtrese në tuba për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm nga uji i detit.