Rusia e Argjentina bashkëpunojnë për energji

TË FUNDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, kanë mbikëqyrur nënshkrimin e disa marrëveshjeve për bashkëpunim në energji.

Marrëveshjet përfshijnë zotimin e Moskës për të financuar një hidrocentral në Argjentinë dhe bashkëpunimin midis gjigantit rus të gazit Gazprom dhe kompanisë shtetërore të naftës në Argjentinë, YPF. / 21 MEDIA