Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se forcat ukrainase granatuan caqe në rajonin jugor ukrainas Herson.
Në kumtesë ceket se forcat ukrainase granatuan një shkollë, kopsht dhe varreza në fshatrat Kiselivka dhe Shiroka Baklka në Kerson.
Autoritetet ukrainase ende nuk iu përgjigjën akuzave të Moskës.
Qyteti Herson është marrë nga armata ruse, ndërkaq kontrolli i vazhdueshëm do t’i rrisë aftësitë e Rusisë për avancim drejt Ukrainës veriore dhe perëndimore dhe do ta përmirësojë sigurinë e kontrollit rus ndaj Krimesë.
