Rusi, brenda 24 orëve 110 vdekje nga koronavirusi, mbi 16 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

TË FUNDIT

Numri i viktimave nga Covid-19 në Rusi ka tejkaluar 16,000, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 vdekje të tjera, publikoi sot Qendra e Krizave për luftë kundër koronavirusit.

Kjo është një rënie e vogël e numrit të vdekjeve në krahasim me një ditë më parë, kur janë regjistruar 117 vdekje. Gjithsej 16.099 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Rusi deri më tani, transmeton TASS.

Rusia ka regjistruar 4,785 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 942,106, kumtoi Qendra e Krizave. Sipas të dhënave, niveli i rritjes ditore nuk kaloi 0.5 për qind tashmë për të pestën ditë me radhë.

Rusia renditet e katërta në botë në numrin e njerëzve të infektuar me virus, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë./MIA