Forcat ukrainase sot kanë luftuar me ushtarët rus në rrugët e qytetit verilindor ukrainas Harkov, deklaroi guvernatori rajonal Oleh Sinegubov.
“Automjetet ushtarake të armikut rus kanë hyrë në Harkov, duke e përfshirë edhe qendrën e qytetit”, tha Sinegubov. “Forcat e armatosura të Ukrainës po e shkatërrojnë armikun, I lusim civilët të mos dalin jashtë”.
Në video të publikuara nga Anton Herashçenko, këshilltar i ministrit për Punë të Brendshme, dhe të Shërbimit Shtetëror Ukrainas për Komunikime Speciale dhe Mbrojtje të Informatave, shihen disa automjete ushtarake të cilat qarkullojnë nëpër rrugë, dhe veçmas një tank i djegur.
“Situata në Kiev është e qetë, kryeqyteti tërësisht është nën kontroll të armatës ukrainase dhe forcave mbrojtëse”, tha Mikolls Povoroznik, zëvendësshefi i parë i Drejtorisë Shtetërore të qytetit në Kiev, në deklaratën e publikuar menjëherë para orës 07:00 sipas kohës lokale.
Rusia pësoi humbje të mëdha në ditën e katërt të luftës kundër Ukrainës, me ç’rast forcat mbrojtëse ukrainase kumtuan se gjatë ditës së djeshme kanë rrëzuar 18 helikopterë, 16 avionë, 102 tanke, 540 automjete luftarake, një sistem raketor Buk.
Ukraina kumtoi se Rusia ka humbur 3.000 ushtarë.
