Rugovasit: Nuk e falim tokën tonë (VIDEO)

TË FUNDIT

Ndonëse kanë kaluar më tepër se tri vite në takime dhe diskutime, çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka mbetur ende e pazgjidhur megjithë miratimin e raportit të Komisionit Shtetror për Demarkacion.Banorët e brezit kufitar Kosovë – Mal i Zi theksojnë se kërkesat e Malit të Zi janë të papranueshme dhe nuk ia japim tokat tona askujt. Kurse përfaqësuesi i banorëve të brezit kufitar, Ali Lajçi, i cili njëherësh është anëtari në cilësinë e vëzhguesit i Komisionit për demarkacionin e kufirit, ka thënë se Mali i Zi po tenton që njëanshëm ta zgjidh problemin e kufirit me Kosovën me ndihmën e disa njerëzve në Kosovë. /21 Media