Rudi Xhulijani, avokati personal i Donald Trampit, dhe njeriu i parë në fushatën e presidentit për mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit në SHBA, është pozitiv në koronavirus. Informacionin për këtë i pari e publikoi vetë Trampi.
“Rudi Xhulijani, deri më tani kryetari më i madh i Nju-Jorkut, i cili punon shumë për t’i zbuluar zgjedhjet më të korruptuara deri më tani në historinë e SHBA-së, ka test pozitiv të virusit kinez”, ka shkruar në Tuiter Trampi mbrëmë, duke i dëshiruar shërim të shpejtë.
Sipas disa burimeve, Xhulijani dje pasdite ishte pranuar në Qendrën mjekësore Xhorxhtaun për analiza dhe kontroll nga sipmtomat.
Xhulijani (76), javën e kaluar udhëtoi në Miçigen, Arizona dhe Xhorxhia, ku në hapësira të mbyllura mbajti takime me ligjvënës të atyre vendeve, si pjesë e fushatës për bindje që të anulohet fitorja e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden, njoftoi Uashington post. Në video incizimet nga disa prej këtyre takimeve shihet se si Xhulijani nuk mban maskë.
Disa orë para tuitit, avokati i tij u paraqit në një emision të mëngjesit në televizionin Foks njuz, ku edhe një herë i përsëriti pretendimet e presidentit se zgjedhjet gjoja ishin të rreme.
Presidenti Tramp dhe zonja e parë, Melanija, si edhe dhjetë bashkëpunëtorë të tyre të afërt, deri më tani ishin pozitivë në koronavirus. Në listën janë ish-këshilltarët, Houp Hiks dhe Kelien Konuej, asistenti personal Nikolas Luna, këshilltari për politikë, Stiven Miler, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kejli Mekenani, djali i tij Donald Tramp – më i riu dhe disa republikanë të tjerë, si dhe ish-guvernatori i Nju-Xhersit, Kris Kristi dhe mbi pesëdhjetë partiakë të tjerë.
Gjatë pandemisë globale të koronavirusit, nga e cila në SHBA kanë vuajtur më së shumti nga çdo vend në botë, në vend deri më tani kanë vdekur më shumë se 280.000 amerikanë dhe shkalla e tanishme e infeksionit është gati 14.8 milionë njerëz. Por, republikanët refuzojnë të pranojnë që virusi është i rrezikshëm dhe në tubimet parazgjedhore dhe ngjarje të tjera të organizuara nga presidenti gjatë gjithë verës dhe vjeshtës, ata nuk mbanin distancë sociale dhe nuk mbanin maska.
