Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja ose do të arrijë një marrëveshje të mirë me Iranin, ose do të veprojë ndaj Republikës Islamike “në mënyra të tjera”.
“Uashingtoni do t’i japë diplomacisë një mundësi të plotë për të pasur sukses, para se të shqyrtohen opsione “alternative””, tha shefi i diplomacisë amerikane në Delhi.
“Në tryezë ndodhet një propozim shumë serioz lidhur me mundësinë e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të nisur negociata serioze, thelbësore dhe të kufizuara në kohë për çështjen bërthamore. Shpresojmë që kjo të mund të realizohet”, deklaroi Rubio.
