Rruga për një të ardhme më të mirë

TË FUNDIT

Janë të shumtë viktimat e pafajshme të luftës. Fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, por shpesh here edhe vetëm, largohen nga vendet e tyre për një jetë më të mirë.

Duke iu larguar vdekjes që vjen nga lufta, fëmijët marrin rrugën për një të ardhme më të mirë, sidomos për një të tashme më të mirë. Janë fëmijë e adoleshentë emigrantë që u duhet të rriten para kohë, vetëm e vetëm që të gjejnë një vend më të sigurt për jetën e tyre.

Ata janë nga Siria, Palestina dhe Afrika, nuk kanë asnjë faj dhe kanë kurajën e të rriturve për të udhëtuar vetëm. Janë të detyruar që të përballen me mijëra vështirësi, të sfidojnë murin që vende të ndryshme kanë vendosur nëpër kufij.

Janë të gatshëm të “luftojnë” kundër të gjithëve, vetëm që të realizojnë ëndrrën e tyre, të shpëtojnë nga lufta e të jetojnë të lirë